Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me paketën anti-shpifje të kaluar në Kuvend. Rama izonizoi pakënaqësitë lidhur me këtë paketë, duke thënë se ato vijnë prej atyre që nuk e kanë lexuar ligjin. "Në raport me këtë mision ne nuk jemi komod por superkomod, superkrenarë që kemi marrë këtë përgjegjësi kaq të madhe që Shqipëria ka marrë sot këtë drejtim, gjë që e relativizon pikturën mediatke në Tiranës. OSBE e ka miratuar plotësisht draftin që ka kaluar në parlament. Ofrojmë kushte dhe asistencë për ata që janë të pakënaqur me ligjin, që të lexojnë ligjin, pasi jam i bindur se ankesat vijnë nga ata që nuk e kanë lexuar ligjin", tha Rama.