Rrezohet avioni i Ukraine Airlines, 176 viktima

RTV KLAN 2020-01-08

Views 1

Ky është vendi tragjedisë në Teheran, ku një avion pasagjerësh i kompanisë Ukraine Airlines ra në orën 6.12 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Bilanci është tragjik, të 176 personat që ndodheshin në bord humbën jetën.

Avioni Boing 737 i nisur nga Teherani drejt Kievit, ra pranë një zone të banuar disa minuta pas ngritjes, 10 kilometra larg aeroportit ndërkombëtar Imam Komeini. Motivet e tragjedisë janë ende nën hetim. Ambasada ukrainase tha fillimisht se avioni kishte pasur një defekt në motor, por më pas njoftimi u tërhoq.

Autoritetet iraniane po analizojnë të dhënat e kutive të zeza, të gjetura në vendngjarje. Për momentin përjashtohet mundësia që avioni të jetë goditur me raketa, për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme. Megjithatë, kjo foto që tregon tre vrima në njërin nga krahët e avionit, që po qarkullon në mediat ndërkombëtare, ka ngritur dyshime mbi shkaqet e tragjedisë, ashtu si edhe kjo video që tregon momentet e rënies së avionit, ku duket se Boingu i Ukraine Airlines ishte i përfshirë nga flakët në rrethana të paqarta.

Avioni u zhduk papritur nga radarët dhe nuk dha asnjë sinjal emergjence.

Shumica e viktimave ishin nga Irani dhe Kanadaja. Avioni do i nënshtrohej një kontrolli teknik, ndërsa Ukraine Airlines shquhet për kushtet e mira të fluturimit dhe nuk operon me kosto të ulëta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS