Ora News - Tërmeti rrit remitancat, 1.25 miliard euro të ardhura nga jashtë në 2019

Ora News Lajme 2020-01-08

Views 0

#rtvora #oranews

Rritja e remitancave në vitin 2019 ka ardhur si pasojë e tërmetit të 26 nëntoirt. Ekperti i ekonomisë Selami Xhepa, në një intervistë për RTV ORA u shpreh se edhe në vitin 2020, pritet që remitancat të kenë trend rritës.

Remitancat për vitin 2019 arritën shifrën rekord prej 1.25 miliard Eurosh, më të lartën e 10 viteve të fundit. Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, shkak për rritjen e parave të ardhura nga jashtë vendit është dhe tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Xhepa: Është një karakteristë e vendeve të varfëra që një pjesë e rëndësishme e konsumit të brendshëm dhe e kompensimit të ardhurave të munguara të kompensohet nga të ardhurat nga emigracioni. Mendoj që këto duhet të jenë shtuar dhe pritshmëritë janë që do të shtohen, duke patur parasysh edhe faktin e goditjes nga tërmeti.

Nga ana tjetër, Euro nuk është zhvlerësuar përpara monedhës vendase pavarësisht remitancave dhe turizmit të fundvitit. Mesatarisht, 1 euro po këmbehet me 122 lekë në ditët e para të janarit.

Xhepa: Kjo i dedikohet faktit që tashmë monedha jonë është goxha e fuqishme. Shqipëria gjatë 2019 ka pasur një monedhë të fortë në raport me monedhat ndërkombëtare. Vlera e monedhës mund të konsiderohet e stabilizuar.

Xhepa theksoi se remitancat priten të kenë trend rritës edhe për vitin 2020, duke marrë shkas nga nevoja për të rikonstruktuar apo ndërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/termeti-rrit-remitancat-125-miliard-euro-te-ardhura-nga-jashte-ne-2019

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form