Kryetari i Mallakastrës mohoi akuzën e PD/Bardhi: Shumë shpejt ju sjellim provat

Report TV 2020-01-08

Views 0

Partia Demokratike deklaron se sipas ligjit të dekriminalizimit pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe sjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik. "Në këtë rast, sjell largimin e menjëhershëm nga detyra të Kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ndjekjen e tij penale" thotë PD-ja.

"Partia Demokratike e Shqipërisë, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, te largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje" mbyllet reagimi i PD-së.

Ndërkohë që pas denoncimit nga Partia Demokratike ka reaguar kryebashkiaku i Mallakastrës, i cili e ka mohuar. "Në asnjë rast dhe rrethanë të tillë nuk kam qene ne kushtet e ndalimit te kandidimit. Jam i hapur për cdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar, kam deklaruar formularin. Në shtator të 1999 kam filluar punën si mësues. Asnjëherë nuk jam ndaluar nga policia greke. Në Greqi kam motrën, ka pasur një rast familjar sebep, dhe kam qenë atje (para 4 ditëve)" tha Qerim Ismailaj.

Por replika e Gazment Bardhit ka qenë e menjëhershme këtë herë përmes një deklarate nga selia blu, pas përgënjeshtrimit që kryebashkiaku i Mallakastrës i bëri denoncimit të PD-së. Bardhi e pyet Ismailajn se çfarë i kujton data 25 shkurt e vitit 2000? Gjithashtu ai shtoi se PD-ja shumë shpejt do të publikojë dokumentet që sipas saj vërtetojnë denoncimin kundër Ismailajt.

Share This Video


Download

  
Report form