TIRANE-Deputeti opozitar Lefter Maliqi i bëri thirrje popullit nga një konferencë për mediat që të ngrihet kundër qeverisë Rama për ta rrëzuar. Ai u shpreh se 2020 duhet të jetë me cdo kusht viti i ndryshimit, ndërsa i bëri thirrje presidentit të kthejë ligjin për anti-shpifjen.
"Nëse në 2020 nuk ka zgjedhje të parakohshme rrezikohet demokracia. Shpresoj që presidenti të kthejë ligjin anti-shpifje dhe të diskutohet sërish në parlament. Të ngrihemi o sot o kurrë. Nëse ne duam apo mendojmë për popullin, politikan është ai që mendon për brezat dhe jo zgjedhjet e ardhshme.Të ngrihen shqiptarët, unë në krye, kudo që merret kjo nismë për të ndryshuar. Nëse ky nuk është viti i ndryshimit, 2021 rilindasit i keni prapë në krye. Parlamenti është i kapur" tha ai.