TIRANE - Që prej 1 Janarit Shqipëria ka marrë kryesimin e presidencës së OSBE-së. Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, marrja e presidencës është një përgjegjësi për qeverinë shqiptare e cila fatkeqësisht sipas saj nuk ka filluar me këmbë të mbarë.
Gjosha: Siç e dini OSBE është një nga organizatat më të rëndësishme, sidomos kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut. Marrja e kësaj presidence do të jetë një përgjegjësi si për qeverinë shqiptare ashtu dhe për imazhin që Shqipëria duhet të japë. Ajo që dua të theksoj është se fatkeqësisht ne nuk e kemi nisur me këmbë të mbarë, sepse presim këtë presidencë me një nga ligjet që bie ndesh me të drejtën e fjalës, pikërisht ligji anti-shpifje. Në këtë këndvështrim nuk është një hap dhe model i mirë. Shqipëria gjithashtu duhet të jetë një vend që siguron zhvillim e zgjehdjev të lira. Shqipëria nuk është se jep mesazhin më të mirë dhe këtu do të duhet të vetëkorrigjohemi gjatë këtij viti.