Kurti-Mustafa, takimi që pritet ti japë zgjidhje ngërçit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pavarësisht ngërcit institucional të krijuar në Kosovë, të dyja partitë politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vijojnë të jenë optimiste për arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë. Keto subjekte politike kanë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet.Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, mbrëmjen e së hënës në një deklarim për mediat vendase ka paralajmëruar një takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës këtë të martë.Lidhja Demokratike e Kosovës këmbëngul që të marrë pozicionet të cilat ka synuar që në fillim të bisedimeve presidentin, kryetarin e kuvendit të cilin tashmë e ka marrë lëvizja vetëvendosje si dhe 5 ministri.Por deputetë nga radhët e lëvizjes vetëvendosje janë shprehur se kryetari i ri i kuvendit Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqjen për asnjë arsye.Ndërkohë afati kohor që presidenti Hashim Thaçi ia caktoi dje Albin Kurtit, po shihet si veprim pa bazë ligjore.Paragrafi 68 i vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kandidatin për kryeministër nuk parashikon afat për subjektin fitues për t?ia paraqitur presidentit emrin.Mungesa e marrëveshjes bashkëqeverisëse me LDK-në dhe e numrit prej 61 deputetëve,e ka detyruar Albin Kurtin të mos paraqesë emrin e kandidatit për kryeministër derisa të sigurojë votat e duhura si dhe marrëveshjen për të qeverisur së bashku me LDK .

Share This Video


Download

  
Report form