Report TV - Intervista/ 'Nuk do të ndalem', opozita e Rudina Hajdarit mes PD e qeverisë...

Report TV 2020-01-06

Views 0

TIRANË - Në intervistën e parë për këtë vit të ri, Rudina Hajdari, bashkëkryetare në komisionin për sistemin elektoral, flet jo vetëm ngjarjet më të bujshme politike që kanë ende letrat e hapura, por rrëfen gjithashtu përjetimet si grua në politikë dhe marrëdhëniet me politikanët më të rëndësishëm në vend.

Për Rudina Hajdarin 2020-a pritet të jetë viti që do japë lajmin e shumëpritur shqiptarëve: Reforma zgjedhore do të jetë gati. Për herë të parë, Hajdari zbut qëndrimin dhe ndaj Partisë Demokratike në këtë proces, duke i lënë hapur derën për ta miratuar së bashku reformën.

?2020 do jetë patjetër përfundimi i reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, do jetë vit i rëndësishëm pas vitit që lamë pas, do jetë i vështirë po ashtu, por një vit së vërtetës. Partia Demokratike por edhe partitë e tjera opozitare e panë veten ngushtë se nuk kishin mundësi për të dhënë kontributin brenda parlamentit. Janë bërë më të ndërgjegjshëm, më të ndërgjegjshëm se një vit më parë se po ta mbani mend, një vit më parë ishin më pak te predispozuar për t'u marrë me reformën zgjedhore?, u shpreh Hajdari pwr Report Tv.

Një tjetër çështje e nxehtë politike që do na shoqërojë dhe në 2020, është nisma e mazhorancës  për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. E pyetur nëse shumica qeverisëse do ta ketë votën e saj për ta shkarkuar kreun e shtetit, Hajdari u përgjigj: ?Si ligjvënës mendoj se nuk duhet të shpejtojmë dhe të marrim hapa radikalë, sepse nxisin hapa të tjerë radikalë. Nuk është diçka emergjente, sepse mbi të gjitha njerëzit kanë nevojë për procese transparente dhe të drejta?.

Hajdari rrëfen rrugëtimin e saj në politikë, raportet e vështira jo vetëm me kryeministrin Edi Rama dhe kundërshtarët brenda parlamentit por edhe me elektoratin prej forcës politike prej nga doli deputete, Partisë Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form