#rtvora #oranews
Janari do të rikthejë përplasjet e forta mes mazhorancës dhe presidentit. Ligji i antishpifjes, emërimi i anëtarëve në gjykatën kushtetuese dhe nisma për shembjen e teatrit janë pikat ku palët tashmë kanë deklaruar kundërshtitë. Por paqa e përkohshme e fundit të vitit, duket do të shoqërohet tashmë me përplasjet e forta në lojën politike
Paketa antishpifje, Gjykata Kushtetuese, ndryshimet ligjore për betimin e gjyqtarëvë e prokurorëve dhe Teatri Kombëtar do të vijojnë edhe në 2020 të përplasin mazhorancën me institucionin e Presidentit.
Kreu i shtetit Ilir Meta ka ende në tryezën e tij projektligjin për mediat elektronike, dhe pritet që brenda 12 janarit të marë edhe një vendim nësë do ta dekretojë apo do ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend.
Vendim i pritshëm ky është dha nga PS, pasi kryeministri Edi Rama më herët ka deklaruar se sërish do ta votojë në parlament.
Në komisionet parlamentare do të diskutohen edhe dy nismat e PS për betimin e gjytarëve dhe prokurorëve, të cilat i heqin mundësinë Ilir Metës për të mos i thirrur ata për t?u betuar.
Në një skenar të tillë, socialistët i kanë dhënë Presidentit 10 ditë kohë, në rast të kundërt të zgjedhurit do të duhet ti dërgojnë kreut të shtetit betimin e noterizuar me postë.
Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari, kanë detyruar mazhorancën dhe Presidentin ta zhvendosin debatin në komisionin e Venecias.
Kjo çështje është bërë pjesë e Komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lufta-meta-ramaantishpifja-anetaret-e-kushtetueses-dhe-teatri-rikthejne-perplasjet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp