Besimtarët ortodoks kanë sfiduar temperaturat nën zero për të kremtuar ditën e ujit të bekuar.
E konsideruar si dita e pastrimit të shpirtit nga mëkatet, të rinjtë në disa qytete në vend nuk kanë nguruar të futen në ujë për të kapur kryqin.
Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë në Elbasan u drejtua nga metropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni.
Në ujë u hodhën tre djemë, por kryqi i bekuar u kap nga 19- vjeçari, Julian Shqau nga Gjinari.
Në Durrës ceremonia nisi në kishën e qytetit e pas kësaj në sheshin para kalates nr.5 te portit, aty ku u zhvillua edhe hedhja simbolike e kryqit në ujë.
Me fat në qytetin bregdetar ishte 30- vjecari Nikolli Bici.
Edhe në qytetin e Fierit është bërë kremtimi i ditës se Epifanisë, që simbolizon për besimtarët ortodoksë pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.