Partitë politike janë të ndara në pritjet për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. DErisa partitë në pushtet, LSDM, BDI dhe Alternativa presin që gjatë presidencës kroate me BE-në vendi të fillojë negociatat për anëtarësim, opozitaret VMRO DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa janë skeptike se BE-ja mund të ndryshojë qasjen ndaj vendit, për shkak të mos-realizimit të reformave në drejtësi. Nga ana tjetër, integrimi i vendit në NATO pret normalizimin e situatës politike në Spanjë.