Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Ka mbrritur rreth orës 15 në Tiranë komisionerja e lartë e OKB-së për refugjatët, japonezja Sadako Ogata. Sonte në mbrëmje Ogata do të darkoj me presidentin e republikës Mejdani, ndërkohë që nesër zhvillohen takime zyrtare me kryeministrin Meta dhe përfaqësues të organizatave humanitare përfshirë UNHCR-në.
Gjatë kësaj jave në vizitën në Prishtinë Ogata kërkoi rikthimin në Kosovë të 240 mijë banorëve jo shqiptar të larguar nga krahina me mbrritjen e trupave të Natos në muajin Qershor. Organizata e Kombeve të Bashkuara është e shqetësuar nga shpërthimi i luftës në Malin e Zi, e cila do të detyronte mijra refugjatë të shpërnguleshin drejt Shqipërisë veriore./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame