Besimtarët e krishterë ne Fier sot kane festuar ditën e "Ujit të Bekuar". Ceremonia ka nisur në kishën e Shën Gjergjit më pas një kortezh besimtarësh janë nisur nga Kisha duke përshkruar rrugën kryesore deri tek shatërvani për të kryer më pas ritualin e hedhjes së kryqit në ujë.
Kanë qenë tre të rinj nga qyteti i Fieri të cilët kanë guxuar të sfidojnë temperaturat e ftohta të ujit dhe kanë hyrë në shatërvan për të kapur kryqin, ndërsa ky moment është ndjekur nga qindra besimtarë. Kryqi është hedhur në ujin e shatërvanit nga imzot Nikolla ndërsa më pas është kapur nga një 16 vjeçar i quajtur Athanas Davidhi i cili më pas u bekua nga imzot Nikolla.