2020-ta pritet të jetë vit i sfidave të mëdha për Ministrinë e Infrastrukturës pasi duhet t?i jap zgjidhje një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike në vend.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë në emisionin ?Java? njoftoi se projekti kryesor për të cilin tenderi pritet të rihapet shumë shpejt është aksi rrugor Thumanë- Rrogozhinë ? Kashar. Ky aks do të ndërtohet nga një kompani private dhe do të jetë më pagesë për qytetarët.Këtë vit një nga gjërat e mëdha që do të bëjmë është të lançojmë, në javët në vijim tenderin ndërkombëtar për Thumanë ? Kashar ? Rrogozhinë, do të jetë më pagesë dhe do të jetë komplet e re, edhe me investim privat? tha Rama.
Ky tender u anulua nga Ministrja Balluku sapo mori detyrën, në 21 janar 2019, pasi sipas saj fondet do t?i kalonin Paktit për Universitetin, dhe pritet të rihapet përsëri këtë vit. Fondi limit i tenderit të anuluar ishte parashikuar në vlerën e 245 milionë euro.