Smogu mbulon kryeqytetin

RTV KLAN 2020-01-06

Views 1

Kjo është pamja e Tiranës që të ofrohet nga mali i Dajtit, ku dallohet qartë smogu që ka mbuluar kryeqytetin. Kamera e Klan Plus ishte në zonën e Dajtit, nga ku ofrohet një pamje e përgjithshme e qytetit e mbuluar nga një re pluhuri.
Shkaktari kryesor për ndotjen e ajrit në Tiranë është trafiku i rënduar. Por edhe ndërtimet dhe punimet në rrugë kanë sjellë një rritje të grimcave të pluhurit në ajër.
Në këtë stinë, ajri është më i ndotur, sepse pemët janë të zhveshura dhe njerëzit përdorin më shumë makinat e tyre për të lëvizur. Qëndrimi i automjeteve në trafik bën që ato të çlirojnë gazra të dëmshme për mjedisin dhe për qytetarët.
Normalisht ndotja e ajrti ka një lidhje shumë të madhe edhe me rritja e numrit të pacientëve me sëmundjet kardiovaskulare, tumorale apo atyre respiratore, shumë herë vjen si pasojë e ndotjes së mjedisit.
Sipas ekspertëve, në organizmin e njeriut ndotja e ajrit shkakton shumë probleme, duke nisur nga ato më të voglat, që janë çrregullime të ndryshme imunitare, sëmundje të lëkurës, shikimit, e deri në çrregullime nervore, deri dhe tek ato më të mëdhatë që janë infeksione të mushkërive, duke arritur deri edhe në sëmundje kronike të tyre por edhe kancer të polmonit.

Share This Video


Download

  
Report form