6 Janari, dita e fundit e qendrimit ne hotele

RTV KLAN 2020-01-06

Views 0

Banorët e prekur nga tërmeti në Durrës do të duhet t?i lënë prej të hënës hotelet ku u strehuan për afro 1 muaj e gjysmë.
Duke nisur nga e hëna, Bashkia pritet të japë bonusin e qerasë për familjet që kanë plotësuar dokumentacionin.
Por qytetarët thonë se e kanë mjaft të vështirë të gjejnë shtëpi me qira me 20 mijë lekë të reja që do të përfitojnë.
Deri tani pranë Bashkisë së Durrësit kanë aplikuar mbi 3800 persona për bonus qiraje me një kohëzgjatje 12-18 muaj. Në hotelet e Durrësit, Golemit dhe Kavajës janë strehuar 4 mijë të pastrehë. Banorët thonë se bashkia duhet ta shtyjë afatin.
Në Thumanë, familjet e pastreha patën afat deri me 3 janar. Por autoritetet lokale u tërhoqën nga vendimi për t?i larguar nga hotelet e Shëngjinit, ku janë strehuar, pasi jo te gjithë kishin mundur të gjenin banesa me qira.

Share This Video


Download

  
Report form