Report TV -Vdekja e punëtorit flet avokati i përgjegjësit teknik, Esmerald Xhafa

Report TV 2020-01-06

Views 14

Pas ngjarjes, avokati i përgjegjësit teknik, Esmerald Xhafa e konsideron të padrejtë arrestimin pasi ende nuk kanë përfunduar hetimet. Ai thotë se prokuroria duhet të kryejë aktin e ekspertimit më pas të dalë në konkluzione. Avokati vijon më tej duke theksuar se edhe para disa viteve, klienti i tij përgjegjësi teknik Flamur Palla ka qenë arrestuar për vdekjen e një punëtori, por më pas çështja u pushua.

"Përsa i përket ngjarjes së djeshme ka rezultuar se tek pompa e vijës së betonit (presa) është shkëputur një pjesë e krahut, i cili bën komandimin e presës sipas lartësisë, një pjesë metalike e cila e ka bërë të pamundur kontrollin e krahut të presës që hedh betonin në lidhje me pozicionin pasi si makineri ajo është një makineri që komandohet në distancë nëpërmjet pultit të komandimit që e përdor manovratori.

Duke u shkëputur kjo pjesë manovratori e ka pasur të pamundur që të bëjë komandimin e presës dhe kjo ka sjellë rënien e presës në gjendje të lire deri në pozicionin që ajo ka ndaluar ku ishte pjesa e shtruar e hekurave që do hidhej betoni. Si rezultat i kësaj ka humbur jetën një punëtor i cili mbante tubin e presës.

Unë mendoj se këto arrestime janë bërë duke shfrytëzuar ndjeshmërinë të gjithë jemi koshientë që një person ka humbur jetën por kurrsesi nuk mund të arrestohet tekniku i kantierit dhe manovratori. Përgjegjësinë duhet të nxjerrë prokuroria mbasi te dalë dhe një akt ekspertimi ne lidhje me vendin e ngjarjes të bëhet dhe ekspertimi i automjetit. Automjeti ka qenë i kolauduar përsa i përket anës së dokumentacionit ka qenë në dokumentacion të rregullt.

Unë mendoj që ka ngjarje të tilla të rënda duhet të arrestojmë persona dhe pastaj të pushohet cështja, me klientin që unë përfaqësoj Flamur Palla, edhe disa vitesh ka ndodhur e njëjta situatë, ku një punëtor në kantier ka humbur jetën, është arrestuar shtetasi, por më pas rezultoi se nuk kishte përgjegjësi dhe cështja në ngarkim të tij është pushuar.

Ata nuk kanë mundësi të largohen, klienti im ka një fëmijë të paralizuar në shtëpi. Ka një moshë të madhe, 67-vjeç. Prokuroria i kishte mundësi që të vijonte hetimet dhe më pas të arrestonte përgjegjësit. Mendimi im është kundër këtyre dy arrestimeve, pasi ata të dy nuk janë përgjegjës. Nuk mund të arrestojmë njerëz pa pasur një akt ekspertimi" thotë ai.

Puna në kantier është pezulluar që prej ditës së djeshme dhe pallati që po ndërtohet është rrethuar me shirit. Report Tv solli dje pamje ekskluzive nga Korça, nga kantieri ku ndërroi jetë i riu, ku punonte së bashku me babanë dhe vëllanë e tij.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS