Për ekspertin e sigurisë rrugore, Artur Sulçe, shpejtësia tej normave të lejuara është shkaku kryesor, e sidomos në zonat e banuara për aksidentet. ?Tejkalimi i shpejtësisë ndikon jashtë mase në ardhjet e aksidenteve në qendrat e banuara. Kushdo përdorues rruge, drejtues automjeti, në qendrat e banuara duhet të jetë brenda limiteve edhe kur rruga është bosh.
Sepse duke qenë brenda limiteve kanë mundësinë që ndërprerjet e rrugës, qoftë nga drejtues automjetesh të menjëhershme, qoftë nga përdoruesit e dobët që mund të jenë biçiklistët apo motoçiklistët, çiklomotorët apo edhe këmbësorët, fëmijë apo pleq, gjithmonë ai duke qenë me 40 e ka mundësinë të shmangë ose të manovrojë dhe njëkohësisht dëmet që mund të realizohen tek këta përdorues rruge e të jenë sa më të vogla. Njëkohësisht, një element tjetër tek aksidenti ku ka ndodhur dje është një rrugë që akoma nuk ka mbaruar rikonstruksioni.
Sepse mbaroj me shtresat e asfaltit, është duke u kompletuar sinjalistika dhe unë që zbres përditë e shoh që edhe vijat e kalimit të këmbësorëve nuk janë vendosur deri në fund. Pra, është duke u përfunduar. Duhet patjetër që ashtu siç është vendosur tabela që nuk lejohet parkimi, të kontrollohet qoftë nga Policia Rrugore, por njëkohësisht të vendosen kamera dixhitale dhe të vendoset salla e të bëhet funksionale për të kontrolluar magjistralet kryesore të rrugës për të siguruar një trafik sa më të qetë e më të rregullt? tha ai për Report Tv. Ai i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë Kodin Rrugor, si dhe këmbësorët të kalojnë tek vizat e bardha dhe në mbikalime