Report TV -Autoritetet tërhiqen nga vendimi për banorët e Thumanës

Report TV 2020-01-06

Views 0

Autoritetet vendore dhe qendrore janë tërhequr nga vendimi për të larguar nga hotelet e Shëngjinit banoret e Thumanës, të cilët kanë ngelur të pastrehë pas tërmetit të 26 nëntorit. Afati për të qëndruar në hotele ishte deri në datë 3 janar, për të kaluar më pas në banesat me qira. Por duke qenë se jo të gjithë kanë gjetur banesat me qira, vendimi për qëndrimin e tyre në hotel është shtyrë. Konfirmimi ka ardhur nga vetë banoret të cilët thonë se mbrëmjen e së mërkurës kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi nga i cili kanë marrë premtimin se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira. Por sipas banoreve sigurimi i banesave është një mision i vështire, pasi tregu i qirave është rritur.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS