Viti i ri 2020 troket ne mbare boten

RTV KLAN 2020-01-06

Views 2

2020-a ka hyrë zyrtarisht në gjithë globin, duke i hapur rrugë një dekade të re plot shpresë. Bulevardi Champs Elisee, i shndërruar përgjatë 2019-s në arenë protestat kundër reformave ekonomike të presidentit Macron, mblodhi dhjetëra mijëra njerëz për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit, të shoqëruar po ashtu edhe me video-projeksione me lazer.

Si çdo vit, mijëra banorë të Londrës panë nga afër shpërthimin e fishekzjarrëve në karuzelin ikonë ?Syri i Londrës? që simbolizon nisjen e vitit të ri. Në Berlin, fishekzjarrët ndriçuan qiellin mbi portën e Brandenburgut, ku festimet u shoqëruan edhe me projeksione dritash shumëngjyrëshe.

Me festë e hare janë pritur sekondat e para të vitit të ri edhe në kryeqytete të tjera europiane. Hare edhe përtej oqeanit. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Times Square në Nju Jork.

Rekord pjesëmarrësish në festimet e vitit të ri mes temperaturave verore në Rio de Zhaneiro, ku rreth 3 milionë njerëz shijuan spektaklin ku u përdorën 17 tonë fishekzjarrë përgjatë vijës bregdetare.

Kulla më e lartë në Botë, Burj Kalifa në Dubai ishte një magji festive këtë vit, e shijuar qindra mijëra vetë të mbledhur nga çdo kënd i botës. 2020-a trokiti filllimisht në Zelandën e Re, në Auckland, dhe në urën e famshme ?Harbour Bridge? në Australi, ku si çdo vit spektakli i fishekzjarrëve ishte i garantuar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form