Nju Jorku lëshoi topin e tij të kristaltë, për të hyrë në 2020 në Times Square-in e mbushur plot pasi festimet e shënjuara edhe nga krizat, në vende të tjera, i dhanë fund një viti trazirash në të gjithë botën, me Parisin e gjunjëzuar nga grevat që sidoqoftë festoi me fishekzjarre dhe me Big Benin në Londër që kumboi sërish pas punimeve të gjata të restaurimit.
Miliarda njerëz në të gjithë botën iu gëzuan ardhjes së 2020 pas një viti të trazuar të dominuar nga demonstrimet që kërkonin revolta politike dhe aksion për ndryshimet e klimës.
Performuesit në Times Square, mes të cilëve edhe Alanis Morissette, pushtuan skenën para performancës së shumëpritur të sensacionit K-Pop, BTS.
Në Kili ndërkohë, me mijëra demonstrues u mblodhën në sheshin Italia të Santiagos, epiqendra e protestave kundër qeverisë së vendit që nga tetori, për të festuar një vit të ri me dinjitet. Por, një nga festat më të mëdha të vitit të ri, u mbajt pa dyshim në Rio De Janeiro, në Brazil, me rreth 3 milionë pjesëmarrës. Pjesa më e madhe e tyre, të veshur me të bardha, ndiqnin koncertet dhe panë spektaklin tradicional të fishekzjarreve në plazhin Copacabana.
Në kryeqytetin francez, dhjetëra e mijëra vetë u mblodhën në Champs Elysees, pavarësisht grevës së transporteve që ka shkaktuar javë telashe për udhëtarët. Edhe vetë festuesit u mblodhën në shëtitore duke shkuar atje më këmbë, me biçikleta apo me taksi, për të pritur dekadën e re nën spektaklin e dritave që ndriçoi harkun e triumfit.
Ndërsa në Londër, mijëra njerëz u mblodhën në brigjet e Tamizit për të parë fishekzjarret e hedhura nga syri i Londrës, në të fundit vit të ri para Brexitit.
Kambanat e Big Benit kumbuan për 12 herë pasi kishin qëndruar të heshtura prej kohësh.
Fishekzjarret ofruan një spektakël të rrallë edhe në rubai, përreth Burhj Khalifa-s, ndërtesës më të gjatë në botë.
Në bregun e fildishtë, spektakli piroteknik u reflektua në ujërat e lagunës Ebrie ndërsa Sidnei, i mbuluar nga tymi i zjarreve që po zhurisin të gjithë Australinë, hyri në vitin e ri me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh, pavarësisht një peticioni për anulimin e tij që u nënshkrua nga më shumë se 280 mijë vetë. Por spektakli vazhdoi. Më shumë se 100 mijë fishekzjarre ndriçuan qiellin dhe mahnitën qindra e mijëra spektatorë.
Pas më shumë se gjashtë muajsh demonstrata të përvitshme, Hong Kongu hyri në 2020 me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protestuesit pro demokracisë, nuk u ndalën as gjatë ndërrimit të viteve.
Në Korenë e veriut, një turmë e madhe u mblodh për një koncert në qendër të Penianit ndërsa mesnata trokiti. Fishekzjarret u dogjën në qiell mbi një skenë të ndriçuar ku u panë shumë performanca.
Përtej kufirit, jug-koreanët, mbajtën ceremonitë e kambanave, një ritual tradicional që shënon fillimin e vitit të ri, me mijëra vetë që ndoqën në qendër të Seulit performancat e yjeve koreanë të popit.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
...