Report TV - I plas kapsolla në dorë, 60-vjeçarit në Vlorë i priten tre gishtërinjtë

Report TV 2020-01-06

Views 2

VLORË- Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Vlorës nuk ka kaluar pa incidente. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se një 60-vjeçar nga fshati Bishtan është lënduar rëndë, pasi i ka plasur kapsolla në dorë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit, 60-vjeçarit i janë prerë tre gishtërinjtë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës, ku po merr mjekimin e duhur.

E njëjta situata është regjistruar edhe në Librazhd, ku djali 9-vjeçar i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorëNë Shqipëri, janë të ndaluara me ligj lëndët piroteknike, ku nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. Por ka ende persona që i tregtojnë ato në mënyrë të paligjshme, edhe pse kontrollet e policisë janë shtuar këtë periudhë festash.

Share This Video


Download

  
Report form