Dyshohet se i kishte para borxh/ Ish-shoferi i hedh granatë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes!

Report TV 2020-01-06

Views 0

LUSHNJE- Atmosfera festive në Lushnje, pak orë para ndërrimit të viteve është përzier mëngjesin e sotëm me një ngjarje që ka tronditur qytetin. Teksa ishte bërë gati të niste ditën me një konferencë për mediat për bilancet e vitit 2019, kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe i është bërë atentat nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili i ka hedhur në zyrë një granatë dore. Nga shpërthimi i granatës ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Tushe dhe Qalliu janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor, ndërsa më pas kryebashkiaku ka lënë spitalin ndërsa sekretarja e tij e cila ka marrë dëmtime më të rënda, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ka nisur fillimisht një debat mes Tushes dhe Saraçit, ndërsa më pas ky i fundit ka hedhur edhe granatën, për t'u larguar më pas me shpejtësi. Dyshohet se në momentin e largimit, Saraçi është ndihmuar edhe nga persona të tjerë, ndërkohë që forca të shumta policie po punojnë për kapjen e tij.

Share This Video


Download

  
Report form