Ora News - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzim penal ndaj Veliajt në SPAK

Ora News Lajme 2020-01-06

Views 0

#rtvora #oranews

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon kryebashkiakun se ka mbajtur të fshehtë informacionet lidhur me teatrin e ri ndërsa paralajmëron të tjera denoncime.

Në ditën e fundit të vitit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK kallëzimin për shpërdorim detyre ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Aktivisti Ervin Goci thotë se Bashkia ka mbajtur të fshehtë informacionet lidhur me proceduarat e tenderimit për teatrin e ri.

Ervin Goci: ?Ka thënë që ne e kemi përfshirë në buxhetin e vitit 2020 kur ne nuk e dimë që është bërë një konkurs. Ka thënë që kemi komisionar një studio juridike që do lidhë kontratën me fituesin. Ne nuk dimë që ka fitues. Por lidhja e kontratës do të thotë që fituesi ka dalë. Atëherë meqë ka dalë fituesi të na e thotë kush është i këtij projekti, por nuk e thotë. Kjo është shkelje e rëndë. Nëse është bërë diçka që ne kemi dyshime se është vepruar, është bërë në fshehtësi të plotë dhe komplet korruptive, nuk ka transparencë asgjë.

Sot kallëzuam titullarin me emrin Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe titullar i lartë me rëndësi të veçantë pasi administron me firmën vet 120 milionë euro të qytetarëve të Tiranës dhe sigurisht Prokuroria e Posaçme është për këtë.

Ky nuk do të jetë i vetmi kallëzim. Aleanca paralajmëron një sërë denoncimesh për zyrtarë apo ish-zyrtarë të përfshirë në çështjen e teatrit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aleanca-mbrojtjen-e-teatrit-depoziton-ne-kallezim-penal-ndaj-veliajt-ne-spak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS