Pak ditë pasi Olsian Çela mori postin e Prokurorit të Përgjithshëm është zgjedhur edhe zëvendësi i tij. Prokurori Thoma Jano do të mbajë detyrën e zëvendësprokurorit të Përgjithshëm për dy vitet e ardhshme.
Jano është zgjedhur në këtë detyrë me votë nga kolegët e tij, ndërsa ka një karrierë të gjatë në radhët e prokurorisë. Kohët e fundit, ai ka mbajtur detyrën e rëndësishme të Drejtorit të Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, post që do të vazhdojë ta mbajë sërish.
Tv Klan