Report TV - Katër dokumentet që do i merrni online nga Arkivi Qendror i Ndërtimit nga janari

Report TV 2020-01-06

Views 1

Duke nisur nga data 1 janar 2020, katër prej shërbimeve të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, do të ofrohen online, duke bërë që qytetarëve të mos iu duhet më të paraqiten personalisht pranë sporteleve. Nisma për dixhitalizimin e shërbimeve vjen në kuadër të vendimit të kryeministrit Edi Rama, që deri në fund të vitit 2020, 91% e shërbimeve që sot ofrohen në sportele, qytetarët të mund t?i aksesojnë online.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, një prej institucioneve i cili ka nisur nga puna për të rritur numrin e shërbimeve online për qytetarët.?Synimi i ofrimit të këtyre shërbimeve është padyshim lehtësimi i procedurave për qytetarët, pasi një nga risitë që shërbimet online sjellin eshte, zvogëlimi I kohës se aplikimeve dhe nuk i kërkohet më angazhim qytetarit për të mbledhur dokumentacionin plotësues të dosjes, por është vetë agjensia, drejtoria apo institucionet shtetërore, të cilat duhet të garantojnë mbledhjen e dokumentacionit?, u shpreh ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se ky proces do të kërkojë një impenjim të madh të të gjithë strukturave, teksa nënvizoi se aplikimi i këtij sistemi do të lehtësojë ndjeshëm qytetarët.

?Sigurisht do të dizenjohet dhe një kuadër ligjor për afatin e përgjigjes, do të jetë një proces i gjatë dhe padyshim do të kërkoj impenjim të të gjithë stafeve, duke filluar nga ministri dhe duke përfunduar tek të gjithë ekspertët apo operatorët. Vitit 2020 përveç të gjitha përgjegjësive, që ne kemi, si MIE ashtu dhe drejtoritë, do të kenë dhe këtë përgjegjësi dhe nisëm të re, që kërkon angazhim maksimal, por padyshim do të lehtësojë jetën e çdo qytetari në vendin tonë?, nënvizoi Balluku.

Nga data 1 janar 2020, do të ofrohen online katër shërbime që lidhen me Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, që janë: aplikim për marrje dokumenti teknik arkivor gen-plan A4 dhe A3, aplikim për marrje dokumenti teknik arkivor dosje pronësie si dhe aplikimi për marrje dokumenti teknik, arkivor, fletë projekti.

Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak javë më parë e cilësoi si një nga shtatë prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2020 (lexo ketu).

Share This Video


Download

  
Report form