Mish i marinuar me uthull balsamike
Përbërësit:
800 gr tul viçi (ramstek)
60 gr uthull balsamike
3 lugë gjelle vaj Olim
60 gr mjaltë
2 lugë gjelle salcë soje
1 lugë kafe piper pikant
2 thelpinj hudhra
Piper i zi
Dafinë, rozmarinë
Përgatitja:
Presim mishin me kubikë (sa një kafshatë) dhe i vendosim ato në një tas, ku do të shtojmë uthull balsamike, vaj, mjaltë, salcë sojë, piper pikant në copa, 2 thelpi hudhër të grirë hollë, piper të zi, dafinë, rozmarinë.
Përziejmë kubikët e mishit duke I lyer mirë. E mbulojmë tasin dhe e lëmë mënjëanë për 2 orë që mishi të marinohet.
Pas 2 orësh e kullojmë mishin mirë dhe e vendosim në një tigan me pak vaj, të cilin e kemi lëmë të nxehet. Skuqim mishin nga të gjitha anët sa të ndryshojë ngjyrë dhe e servirim duke vendosur në çdo copë nga një pirun të vogël druri, shoqëruar me salcë për mishin e kuq. Por copat e mishit mund t?I alternojmë edhe në shkopinj të vegjël duke i alternuar me perime si speca, qepë, kërpudhë.