#rtvora #oranews
Tërmet të dytë e konsiderojnë banorët e strehuar në komplekset në Shëngjin urdhrin e qeverisë për tu larguar prej tyre.
Ata deklarojnë se bonusi i qirasë i akorduar nga qeveria është i pamjaftueshëm krahasuar me çmimin e shtëpive ndaj kundërshtojnë të largohen nga hotelet.
"Ky është një tërmet 100 ballësh"
"Nuk kam ku të shkoj"
Por përveç pamjaftueshmërisë së bonusit të qirasë, shumë banorë kanë humbur punën e për pasojë vështirësitë ekonomike shtohen.
"Nuk na kanë ofruar asnjë ndihmë. Punën e kam pasur në Krujë, tani rrimë në shtëpi"
Agjencitë imobilare në Lezhë pohojnë se qiraja në atë zonë është rritur me rreth 30 për qind pas tërmetit, ndërsa numri i banesave me qira është shumë i ulët në krahasim me kërkesat.
"Nëse një apartament 1+1 ka qenë 130 mijë lekë të vjetra, do të shkojë 150-160 lekë. Ndërsa një apartament 2+1 ka qenë 160, mund të shkojë 180-200"
Janë 107 familje të cilat janë akomoduar në komplekset në zonën e Shëngjinit, të cilët veç sendeve me rëndësi nuk kanë harruar të marrin as kujtimet e tyre.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lironi-hotelet-banoret-e-demtuar-nga-termeti-bonusi-i-qirase-eshte-i-pamjaftueshem
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp