TIRANË- Pas datës 5 gusht të këtij viti, euro po zbret përsëri në minimumin e saj në ditët e fundit të dhjetorit. 1 euro u këmbye me 121.5 në datë 23 dhjetor duke humbur brenda pak ditësh më shumë se një pikë. Lidhur me këtej rënie shpesh është dhënë si argument efekti sezonal, por ekspertja e ekonomisë Elona Shehu thotë se shkak kryesor është informaliteti që mbizotëron në këtë sektor.
?Kemi një rënie të vazhdueshme të euros, dhe një rënie të qëndrueshme të saj nga 2017 dhe në vazhdim të cilat janë efekte të informalitetit, i cili edhe pse presupozojmë që është duke u ulur për shkak të gjithë atyre reformave që janë ndërmarrë, është një informalitet që jep impaktin e tij?, u shpreh ekspertja Elona Shehu.