Probleme dhe pakënaqësi të panumërta janë pjesë e pandashme e studentëve gjatë studimeve. Më së shumti ankohen për kushtet e mjerueshme në konviktet shtetërore. Jashtë kamerës disa studentë thonë se shumë kolegë të tyre i kanë lënë studimet përgjysmë. Melisa Salii, studente e arkitekturës në ?Shën Kirili dhe Metodi? disa herë ka qëndruar në këto konvikte për shkak të detyrave ekipore nga fakulteti. Ajo thotë se kushtet janë të shkallës më të ulët.