Kosovë, në fshatin e kazinove/ Në Kamenicë zona jashtë kontrollit, kumar kontrabandë dhe drogë

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 4

Që nga muaji mars, në Kosovë, është në fuqi ligji për kazinotë dhe lojërat e fatit, që ka ndaluar funksionimin e këtyre të fundit. Por, duket se ky ligj, nuk vlen edhe për fshatin Karacevë të kamenicës. Atje ku fillon zona neutrale, e monitoruar nga njësitë e KFOR, prej muajsh funksionojnë shtatë kazino të paligjshëm. Për vetë banorët, kjo është një shqetësim, pasi të tilla biznese mund tu sjellin telashe.


Keka: Këtu është një katastrofë e madhe

?Droga përdoret këtu, malli i Serbisë krejt kalon këtu, këtu është një katastrofë e madhe, si te ketë mundësi me lajmëruar KFOR-in, apo këdo me i largu?kështu ka me pas vrasje? Mu largu këto kazino prej këtu, nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet të jenë?

Pavarësisht se për banorët e fshatit, prania e këtyre lokaleve është shqetësuese, ata druhen të flasin para kamerave. Administratori i fshatit karacevë, Armend Kastrati, thotë ndërkohë se funksionimi i këtyre kazinove është një shqetësim i madh.

Kastrati: Është një shqetësim i madh

?Problematika më së shumti që këto ditë po vazhdon është se unë si administrator i fshatit kam informacione që rruga e cila e ndan kufirin me rrugën e Breznicës, i keni parë edhe ju tabelat e KFOR-it që i përcakton ato zonat kufitare edhe ku fillon e mbaron si zonë kufitare, ka zëra që komuna është duke shikuar një alternativë tjetër, për me hap një rrugë tjetër edhe ajo rrugë të mbyllet, e keni parë që edhe kazinotë po operojnë në atë pjesë, e që për neve banorët është një shqetësim shumë i madh?

Kryetari i komunës së Kamenicës ka thënë ndërkohë për Kosova pres se policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në këtë zonë pa lejen e KFOR-it.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form