Ohri dhe Struga për festat e ndërrimit të motmotit pritet të jenë përplot vizitorë. Më shumë mysafirë pritet të ketë nga Bullgaria, Serbia dhe Shqipëria, por ka prenotime edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Nëpër hotele vështirë mund të gjendet vend i lirë ndërsa të mbushura janë edhe kapacitetet private.