Partia Demokratike, ka hedhur akuza mbi qeverinë dhe Bashkinë e Krujës për sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit, duke thënë se janë mbi 1 milion euro të zhdukura. Këto pretendime PD i ngre pas dëmeve të tërmetit ku sipas tyre dëmtimet nxorën në pah vjedhjet dhe korrupsionin e fondeve publike. Sipas tyre dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe në Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi.
Më ane të ish deputetes Albana Vokshi, PD deklaron se në Thumanë, nga shkolla 9 vjeçare ?Ramazan Jangozi? kanë mbetur vetëm një grusht tullash të thërrmuara, pasi ajo u prish me shpejtësi nga qeveria, e cila, bashkë me dokumentet e tenderit, ka zhdukur çdo gjurmë për përgjegjësit e shembjes së shkollës.