Dy fëmijë që mbahen në fshatin Sos kanë regjistruar dhunën që ushtrohej nga njëra prej nënave kujdestare këtu në fshatin Sos, çka ka sjellë nisjen e menjëhershme të hetimeve për veprën e keqtrajtimit të të miturve.
Pasi kanë regjistruar me telefon të qarat e një të mituri i moshës dhjetë vjeç që po dhunohej, si edhe nënën kujdestare, te dyja vajzat ja kanë lënë mbi tavolinë regjistrimin drejtoreshës Mimoza Manaj, e cila menjëherë i është drejtuar komisariatit numër një dhe ka kallëzuar.
?Në dhomën ngjitur ku shërben nëna kujdestare dëgjoheshin zhurma dhe të qara fëmijësh. Zhurmat sa vinin dhe shtoheshin, nga zëri njoha të qarat e Mustafait, dhjetë vjeç dhe zërin e nënë Blerinës që po e rrihte atë, mora telefonin dhe incizova çfarë po ndodhte?, tregojnë vajzat.
Pas dhunës së zbuluar nga stafi, e dyshuara që është vendosur nën hetim për keqtrajtim të të miturve është larguar nga detyra. Pas ekspertimit të videos së regjistruar nga fëmijët policia thotë:
?Personi që po bën videon duket që hap një derë dhe afrohet në një ambjent tjetër. Dëgjohen të qarat e një fëmije dhe zëri i lartë duke bërtitur i një personi të rritur femër. Dëgjohen gjithashtu zhurma si ato të goditjeve me duar, që korenspodojnë me të qarat e fëmijës dhe të bërtiturat e të rriturit. E njëjta gjë konstatohet edhe në videon e dytë?.
Burimet thonë se së shpejti shtetasja B. B e moshës 44 vjeçe do përfundojë e pandehur në Gjykatën e Tiranës.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dhuna#Sos#TopChannel