TIRANE - Këshilli i Qarkut Tiranë ka bërë një vlerësim të dëmeve si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të 21 shtatorit. Pas vlerësimit financiar rezulton se 200 familje në qarkun e Tiranës kanë pësuar dëme të konsiderueshme në banesat e tyre, dhe për këto familje kanë nisur procedurat për shpërblimin nga këshilli bashkiak Tiranë. Për kryetarin e Këshillit të Aldrin Dalipi dhe kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, njësitë vendore ia kanë dalë të menaxhojnë situatën.
?Kanë treguar një menaxhim të jashtëzakonshëm në territor. Kemi punuar shumë ngushtë me Kamzën, Kavajnë, Rrogozhinën, Vorën, Kamzën, Tiranën. Unë mendoj që është një provë e mirë e menaxhimit dhe besimit që kanë dhënë qytetarët?, u shpreh Dalipi.