Standarde te reja per cilesine e naftes qe tregtohet ne vend

RTV KLAN 2020-01-06

Views 0

Qeveria ka vendosur standarde të reja sa i përket cilësisë së naftës që tregtohet për konsumatorin në pikat e karburantit të vendit.
Sasia e lëndëve ndotëse në mjedis që lëshohen nga djegia e karburantit nuk mund të jetë më e lartë se 2%.
Në një intervistë për televizionin Klan, Ilir Bejtja, zv/ministër i Energjisë, thotë se kontrollet në karburante por dhe në kompanitë e shumicës do të jenë në fokus të punës të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Për vitin e ardhshëm qeveria synon që të rrisë prodhimin e naftës vendase, duke rritur investimet për kompaninë publike Albpetrol. Ky do të jetë edhe një test nëse kjo firmë do të vazhdojë të mbajë prodhimin, apo do të lihet vetëm si një njësi që menaxhon marrëveshjet hidrokarbure.
Për vitin e ardhshëm pritet që të nisë prodhimi edhe në vendburimin e naftës të njohur si Shpiragu 3.
Njëkohësisht me punimet në zonat aktive do të nisë kërkimi i naftës edhe në bllokun e Dumresë, ku vetëm për vitin e ardhshëm mendohet të injektohen 46 milionë Dollarë investime.

Share This Video


Download

  
Report form