Ali Ahmeti është konfirmuar pak ditë më parë për të 19-in vit në krye të BDI-së. 19 vjet të drejtosh një parti nuk është e lehtë, sidomos në Shqipëri. Ali Ahmeti ia ka arritur dhe më e çuditshmja është që vazhdon të jetë në politikën e shqitarëve të Maqedonisë së Veriut, ndoshta edhe pa një rivalitet shumë të fortë.
Në një intervistë për ?Opinion?, Ahmeti thotë se rikonfirmimi i tij në krye të BDI-së, një subjekt politik të cilin e cilëson thesar kombëtar, me një histori të begatë, e ka mbushur atë me vullnet e forcë për të çuar përpara punët e mbetura.
?Nuk kam dashur që të tradhtoj atë vullnet të fortë të të gjithë anëtarëve të BDI-së që me unanimitet nga Likova, Kumanova, Struga e Manastir kanë shfaqur vullnetin e tyre që unë të drejtoj familjen e tyre, subjektin e tyre edhe për 4 vitet e ardhshme. Kështu që edhe kjo më ka mbushur me vullnet, por edhe me forcë, që edhe ato punë që kanë mbetur, që unë vlerësoj që kanë mbetur, që edhe nuk janë të pakta, por nuk janë edhe të palodhshme, por edhe nuk janë të lehta, që ta drejtoj këtë subjekt që për mua është thesar kombëtar, me një histori të begatë jo vetëm të këtyre 20 viteve të fundit, por edhe të gjeneratave të më hershme. Sigurisht që është përgjegjësi, por jo i vetëm, sepse punët e mira nuk arrihen vetë. Të gjitha këto të arritura që janë për shqiptarët sot, unë nuk i kam bërë vetë, edhe pse kam qenë në krye të krye të BDI. Këto janë rezultat i kontributit të të gjithë shqiptarëve, aktivistëve, liridashësve, patriotëve.?/tvklan.al