Banorët e fshatit Llabunishtë të Strugës kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve të 12 prillit, nëse pushteti, siç shprehen, urgjentisht nuk e zgjidh problemin me disa guroret që gjenden në rrethinën e fshatit. Ata sot dolën në protestë paralajmëruese, ku thonë që është paralajmërimi i fundit para ndërmarrjes së masave më radikale. Edhe pse për momentin, nga gjashtë gurore legale, këto ditë punon vetëm njëra, ata kërkojnë marrjen e plotë të koncesioneve dhe shkëputjen e kontratave.