Bashkia Lezhë miraton buxhetin, asnjë lek për tërmetin, Pjerin Ndreu: Presim qeverinë

Report TV 2020-01-06

Views 0

Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi këtë të enjte buxhetin e vitit 2020. Në këtë buxhet nuk është përfshirë fondi për rindërtimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti 26 nëntorit. Ndërsa investimet do të jenë kryesisht si pjesë e zërave në fondin e shërbimeve publike. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu tha se do të pritet dalja e aktivit normativ nga qeveria për të parë se cila do jetë mbështetja që do marrin prej saj në mënyrë që dhe bashkia të bëjë planifikimin e tyre për fondin në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

?Mund të alokojmë edhe të gjithë fondin e investimeve për tërmetin. Ne nuk thamë jo as po por ne jemi të varur nga një procedurë ligjore që po miratohet. Dhe nëse do të marrim një vendim bashkiak në kundër kohë me aktin normative dhe me aktet e tjera që i vendos qeveria dhe i firmos presidenti. Ne nuk thamë që e kemi siguruar fondin, atë fond që për një pjesë të familjeve do i japim direkt në dorë. Por nuk mund të veprojmë pa një gjë që nuk është qartësuar ligjërisht se cila është fasha që do mbajmë ne dhe cila është pasha që do mbajë ministria e rindërtimit?, tha Pjerin Ndreu.

Share This Video


Download

  
Report form