Mickovski: Zgjedhjet nuk do te shtyhen, ne fitojme bindshem

RTV KLAN 2020-01-06

Views 0

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, si ngjarje të vitit radhit zgjedhjet presidenciale në të cilat kjo parti ia doli që, ndonëse nuk fitoi, të arkëtojë rreth 380 mijë vota.
? Vet kundër të gjithëve ,treguam se jemi parti politike, përkundër të gjitha sfidave: pronës së ngrirë jolegalisht, pamundësisë që të financojmë si duhet fushatën, të promovohemi ashtu sikurse e mendonim. Prapëseprapë, treguam dhe dëshmuam se VMRO -DPMNE është forca me e madhe e organizuar politike në Maqedoni.
Mickoski ka komentuar edhe gjetjet e anketës së fundit të Qendrës Maqedonase për Politikë Ndërkombëtare sipas së cilës, shumica e qytetarëve të anketuar çmojnë se qeveria e tanishme nuk i ka përmbushur shpresat e tyre ndaj nuk e meriton të rizgjidhet në muajin prill. Por ata, po ashtu, kanë treguar se edhe opozita aktuale nuk e meriton t?i prijë qeverisë së ardhshme:
? Ky është një depresion i përgjithshëm që e ka mbërthyer shoqërinë dhe me të vërtetë ky është realiteti. E dini, simboli për politikanin në shoqërinë tonë është ?ja erdhi të gënjejë që ne ta votojmë, të bëhet funksionar dhe të vjedh?. Unë dua të dëshmojë se jam njeri tjetër dhe nuk jam i këtillë?.
Mickoski thotë se partia që ai drejton, është favorit numër një në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sfidon oponentët e tij politik, socialdemokratët maqedonas të kryeministrit aktual, Zoran Zaev, që i mandatuari për kryeministër të mos jetë në listat e kandidatëve për deputetë dhe menjëherë pas disfatës, në zgjedhjet e ardhshme, të braktisë politikën si akt të marrjes së përgjegjësisë. Po çka nëse më 12 prill zgjedhjet nuk mbahen, cili është skenari B i opozitës maqedonase?
? Do të përballen me zemëratën e popullit. Do të përballen me zemëratën e popullit dhe të VMRO-DPMNE-së. Prandaj, presim të realizohet skenari A?!?
Kreu i VMRO-DPMNE-së, në intervistën ekskluzive për TV Klan Maqedoni, ka komentuar edhe debatet lidhur me të ashtuquajturin ?mini Shengen ballkanik? të lançuar nga presidentit serb Aleksandar Vuçiq e që po pasohet me polemika të ashpra mes Tiranës e Prishtinës zyrtare. Thotë se ndoshta kjo është mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
? Realisht ? de jure mbase po, por de facto, unë nuk shikoj si kufizohen Serbia e Shqipëria për të pasur qarkullim të shpejt e pa pengesa të mallrave , shërbimeve e të tjera. Këtë me të vërtetë nuk e kam të qartë. Sikur të kishte kufi mes këtyre shteteve mund të thonim se ekziston. Atje ka një realitet të ri të quajtur Kosovë që nuk është pjesë e këtij ?mini Shengeni?, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në intervistën dhënë TV Klan Maqedonisë.

Share This Video


Download

  
Report form