KUKËS- Kukësi është mbuluar nga petku i bardhë i dëborës.
Në 24 orët e fundit, reshjet kanë qenë me intesitet të lartë, ku në fshatrat e thella malore trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm. Kjo gjë ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin rrugor në orët e para të mëngjesit, por që situata është përmirësuar më tej, ku Bashkia e këtij qyteti ka ndërhyrë duke bërë pastrimin e rrugës.