'Kur dal nga puna s'di ku të shkoj, tërmeti më la pa shtëpi', situata në Shijak pas 26 Nëntorit!

Report TV 2019-12-24

Views 2

SHIJAK- Gjendja në Bashkinë e Shijakut pas tërmetit të 26 nëntorit, është drejt normalizimit. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Elton Arbana në një prononcim për gazetarin e Report Tv Merin Maçi. Arbana tha se vështirësitë vijojnë të jenë, por në mbrëmje asnjë familje e prekur nga tërmeti nuk mbetet në rrugë.

"Gjendja në Bashkinë e Shijakut është drejt normalizimit. Vështirësitë janë. Duhet gjetur një shtëpi me qira pranë punës së tyre. Në darkë asnjë familje e prekur nga tërmeti nuk qëndron në rrugë. Ne jemi munduar t'i qëndrojmë pranë të gjithë familjeve. Kemi bërë edhe disa shporta me rastin e festave të fundvitit", tha Arbana.

Një banore tregon momentin e tërmetit, ndërsa shprehet se tashmë ka mbetur pa një strehë në prag të festave të fundvitit.

"Si për fillim me tërmetin e parë, nuk e ndjemë dhe shumë. Pastaj në orën 3 dolëm jashtë. Hajt se mbaroi. Kur u futëm brenda ra ky i forti. U munduam të dilnim por kishte shumë lëkundjen të forta. Jemi të frikësuar. Kemi qëndruar për dy javë tek Arena. Bashkia e Shijakut na ka ndihmuar, pastaj duhet të dilnim në shtëpi me qira. Këto festa më gjejnë pa shtëpi. Nuk ke ku të rrish, ku të gatuash, ku të lash fëmijët. Kur dal nga puna më thonë se ku do shkosh, as vetë nuk e di ku do shkoj, njeriu do shtëpinë e vet", thotë banorja.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS