Haradinaj bën bilancin, ushtrinë dhe rendin në veri i quan suksese të vitit 2019

Top Channel Albania 2019-12-24

Views 0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka numëruar sukseset, sfidat dhe brengat që e kanë shoqëruar Kosovën gjatë 2019. Në pritjen e fundvitit të organizuar nga zyra e kryeministrit, Haradinaj tha se dorëheqja e tij testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia në vend është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit.


Në një postim në facebook, pas pritjes, ai vlerësoi si sukses konsolidimin e ushtrisë së Kosovës në një ushtri inteligjente me standarte të NATO-s. Po ashtu, sukses është sipas tij arritja e pavarësisë energjitike të Kosovës dhe hapja e Trepçës për investime.

Tjetër sukses për Haradinajn është shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në veri. Ndërkohë si sfida ai përcakton injorimin e arritjeve të Kosovës për liberalizimin e vizave për arsye politike të BE, rikthimin e dialogut në binarë, mbajtjen e taksës 100 për qind që nuk e pengon reciprocitetin.

Ai e konsideron sfidë edhe tentimin për minishengen që sipas tij bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE dhe jo drejt izolimit rajonal, drejt NATO-s e jo drejt Rusisë.

Ndërkohë, ai ka folur me dhimbje për tërmetin në Shqipëri, që i preku të gjithë. Ka folur me krenari për sukseset e rinisë së Kosovës në sport e kulturë, që kanë mahnitur botën, dhe vlerëson se mësimet e marra nga ky vit, janë: kur jemi unikë jemi më të fortë, bashkë në temat kombëtare dhe se llogaritë për një grusht votash, nuk e bëjnë shtetin.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Haradinaj#Kosovë#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form