Shtohen aksidentet e rënda/ Shkak shpejtësia, alkooli dhe përdorimi i telefonit

Top Channel Albania 2019-12-23

Views 0

Mbrëmja e së dielës u mori jetën dy personave në rrugën Elbasan Cërrik, pranë fshatit Shirgjan.


Drejtuesi i një motoçiklete, 35-vjeç ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje pasi u përplas nga një makinë, ndërsa pak orë më pas, në spital ndërron jetë edhe pasagjeri i motoçikletës, 56 vjeç.
Policia, vuri menjëherë në pranga shoferin 25 vjeçar të automjetit tip audi, që u përplas me motoçikletën.

Ndërkaq, mëngjesin e së hënës rreth orës 3:10 minuta, në një tjetër aksident rrugor humb jetën Mandelino Rrebeshi 28 vjeç, ndërsa shoku i tij Elisjon Huma 30 vjeç, ndodhet në spital i plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në rrethrrotullimin e Kolonjës, në të njëjtin vend ku vetëm dy muaj më parë humbën jetën dy të rinj.

Aksidente të kësaj natyre të rëndë, me pasojë vdekjen kanë qenë të pranishme edhe gjatë muajit nëntor të këtij vitit, ku humbën jetën 21 persona, megjithatë një më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Nëntor 2019 krahasuar me Nëntor 2018).

Me rënie është edhe numri i aksidenteve gjatë muajit të kaluar, e dhënë kjo e krahasuar me nëntorin e 2018-ës. (Nëntor 2019 krahasuar me Nëntor 2018).

Ndërsa, gjatë periudhës njëmbëdhjetë mujore të këtij vitit, numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve rrugore është 203, duke regjistruar kështu 13 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Janar-Nëntor 2019 krahasuar me Janar-Nëntor 2018).

Fakti është, që numri i aksidenteve gjatë njëmbëdhjetë mujorit të këtij vitit është më i ulët se ajo e 2018-ës, por natyra më e rëndë e përplasjeve të mjeteve, ka prodhuar më shumë viktima. (Janar-Nëntor 2019 krahasuar me Janar-Nëntor 2018).

Shkaqet e aksidenteve vazhdojnë të mbeten po të njëjta, shpejtësia e lartë, konsumimi i alkoolit si dhe vitet e fundit me zhvillimin e teknologjisë, burim është kthyer edhe celulari.

Ky shofer që shihni në video, është një rrezik i shtuar në rrugët e vendit për të shkaktuar aksident. I shpërqendruar nga drejtimi i mjetit për shkak se është fokusuar tek celulari, e madje duke luajtur një lojë.

Ndërkaq, të dhënat e siguruara nga Top Channel, për 20 ditët e para të muajit dhjetor të këtij viti, tregojnë që kanë humbur jetën 14 persona, 9 janë plagosur rëndë, ndërsa 148 të tjerë janë plagosur lehtë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Aksident#Shpejtesi#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form