Në përfundim të takimit të tretë rajonal të Ballkanit Perëndimor, liderët e Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dolën në një konferencë për mediat.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se popujt tanë janë të vegjël dhe të parëndësishëm, prandaj nëse i bashkojmë tregjet ekonomike, do të shohim zhvillim. Sipas tij, duhet të punojmë sëbashku që të kemi një të ardhme normale.
?Çfarë do të përfitojnë qytetarët tanë? Mendoj që është pyetja më e bukur. Së pari pa këtë nuk mund të mbijetojmë. Kjo nuk shihet vetëm nga ata që nuk duan ta shohin. Askush nuk mund të mbijetojë pa këtë sepse jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm. Po të mos i bëjmë tregjet tona të punës dhe ekonomike më të mëdha. Po qe se nuk bashkohemi, po qe se nuk punojmë sëbashku, sa të rinj janë larguar, nga Bullgaria, RMV, Shqipëria, Serbia? Si do t?i kthejmë këta njerëz ne? Këta njerëz që rrinë në vendet tona si do t?i mbajmë këtu, duke krijuar një atmosferë konflikti dhe lufte sepse kjo na ndihmon politikisht? U zemërova pak përpara me mikun tonë sepse duket gjithë kohën sikur mbrohet. Për çfarë duhet të mbrohemi, sepse përpiqemi që të bëjmë gjërat më të mira për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekuj? Apo të punojmë dhe të jetojmë pranë njëri tjetrit dhe të kemi të ardhme normale. Mbrëmë në koncert u kënaqa, por u ndjeva dhe i trishtuar. E njoha më mirë kulturën shqiptare, shumë më tepër se më parë dhe dua ta falenderoj Kryeministrin Rama që ma dha këtë mundësi. Mund të më thoni një masë të vetme që është e keqe nga kjo që po bëjmë këtu. Jam i kënaqur që europianët dhe amerikanët janë këtu. Për mua më e rëndësishme është jo që mendojnë qytetarët për këtë gjë?, tha Vuçiç.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, përsëriti se nisma është gjithpërfshirëse dhe ftesa ndaj Kosovës nuk ka pasur asnjë kusht. Ai konsideroi se deklaratat e bëra nga liderët kosovarë janë për politikë të brendshme, ndërsa theksoi se nisma e ?minishengenit? ballkanik është për të ardhmen.
?Nuk do të lodhem së përsërituri që nisma është gjithëpërfshirëse, nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht. Sot me këtë nismë po themi të hapim të tërë kufijtë dhe nuk ka asnjë kusht. Do të ishte vërtetë për t?u konsideruar e papranueshme nëse mungesa e Kosovës do të ishte rezultat i ndonjë kushti të vendosur nga Serbia. Nuk ka asnjë kusht. Më vjen shumë keq, janë deklarata për politikë të brendshme që unë e konsideroj qorre për Kosovën. Kosova nuk ka nevojë për izolim, për vetëpërjashtim, për një garë të brendshme se kush është më refuzues ndaj proceseve të integrimit dhe nuk ka nevojë të bëjë të pakënaqur ata që e mbështeten pa kushte ata që e mbështetën pa kushte në momentet e saj të vështira. Sot janë katër vende që e kanë derë e hapur edhe për dy vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Nëse Kosova do zhvillim ekonomik kjo është rruga. Miqtë, mbështetësit dhe partnerët në këtë proces janë këtu që të gjithë. Kjo nuk bëhet për pushtet apo për vota. Po të ishte pë...