Gjykata e Fierit ka dhënë masën e ?arrestit me burg? për Martin Skëndjan, i cili akuzohet se vrau dy persona në Poliklinikën e Patosit, ngjarje e ndodhur të enjten.
22-vjeçari qëlloi me pistoletën e shërbimit Manol Rapaj dhe kushëririn e tij, Elis Kapajn. Gardiani i burgut të Fierit u arrestua disa minuta pas krimit.
Konflikti kishte lindur prej kohësh. Skëndaj nuk pranonte lidhjen e motrës së tij me Manol Rrapaj, sherr i cili përfundoi me dy viktima.
Tv Klan