Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin për maturën shtetërore 2020 sipas të cilit, të gjithë nxënësit duhet të japin 4 provimet e maturës brenda 10 ditëve.
Nga data 8 Qershor deri në 18 Qershor maturantët duhet të japin provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Ndryshe nga një vit më parë ku kishte të paktën 5 ditë diferencë kohore mes provimeve, maturantët që do japin provimet në Qershor kanë vetëm 3 ditë kohë nga një provim në tjetrin.
Ministria e Arsimit ka ashpërsuar edhe rregullat për maturën. Nxënësi që kapet me celular ose duke kopjuar do të përjashtohet nga provimi dhe nuk do lejohet ta japë në vjeshtë, duke rrezikuar për një vit shkollën e lartë.
Ndërsa administratorët që do të nxjerrin tezat gjatë provimit do të shkarkohen nga detyra. Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, maturanti nuk mund të kërkojë rivlerësim të testit nëse ai nuk është dakord me pikët dhe notën e marrë.
Tv Klan