#rtvora #oranews
Dy persona janë vrarë mesditën e sotme, 19 dhjetor 2019, brenda në ambientet e poliklinikës së Patosit.
Viktimat janë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj
Konflikti nisi brenda ambienteve dhe përshkallëzoi në derë të poliklinikës. Këtu gardiani Martin Skëndaj, me armën e shërbimit qëlloi ndaj Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj!
22 vjeçari Kapaj ndërroi jetë në vend, ndërsa 26 vjeçari Rrapaj fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.
Martin Skëndaj, sipas policisë tentoi të largohet nga vendngjarja, por u kap në rrugë bashkë me armën e më të cilën vrau dy të rinjtë
Shkaku
Burime nga policia e Fierit thonë konflikti ka motive familjare, pasi gardiani është vëllai i ish bashkëshortes së njërit prej viktimave. Dy viktimat ishin kushërinj me njëri tjetrin. Ndërsa autori Martin Skëndej dhe viktima Manol Rrapaj kishin banesat përballë.
Policia ka marrë në pyetje punonjësit e poliklinikës dhe dëshmitarët okularë, ndërsa më shumë pret që të mësojë pasi të marrë në pyetje autorin e dyshuar.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-patos-dyshohet-viktima
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp