Banka e Shqipërisë, e cila ka iniciuar një projektligj të ri në fushën e pagesave me vlerë të vogël, shpjegon se paketa e re ligjore rrit aksesin e popullatës në shërbimet bankare dhe redukton kostot e këtyre shërbimeve. Një nga lehtësitë do të jetë edhe pagesa online për mallra dhe shërbime edhe nëse nuk disponon një kartë bankare.
Banka sqaron se, një koncept i ri i krijuar nga projektligji është dhe institucioni për shërbimin e llogarisë, që përfaqëson konceptin e njohur si ?bankë e hapur?. Kjo nënkupton që bankat, të cilat tradicionalisht mbajnë llogaritë e klientëve, do të kenë detyrimin të informojnë institucionet, të cilat ofrojnë dy shërbimet inovative (të inicimit të pagesave dhe të informimit mbi llogarinë mbi disponueshmërinë e fondeve ose gjendjen e llogarisë) me qëllim final kryerjen e pagesave e reja të promovuara dhe të rregulluara nga projektligji, synojnë të lehtësojnë aksesin e publikut të gjerë në shërbimet elektronike të pagesave, si nga pikëpamja e kostove, ashtu edhe nga lehtësia e përdorimit.nstitucionet që lehtësojnë pagesat
Ofruesit e shërbimeve të inicimit të pagesave zakonisht i ndihmojnë konsumatorët të bëjnë pagesa në internet dhe të informojnë menjëherë tregtarin për inicimin e pagesës, duke lehtësuar kështu tregtinë elektronike. Këto institucione mundësojnë kryerjen e blerjeve online edhe nga konsumatorë të cilët nuk zotërojnë një kartë debiti apo krediti, por kanë një llogari bankare të aksesueshme nga interneti. Njëkohësisht, ky lloj shërbimi ofron edhe një alternativë për tregtarin për të pranuar pagesa elektronike, duke nxitur kështu konkurrencën e tregut, jo vetëm nëpërmjet aktorëve por dhe nëpërmjet instrumenteve të ndryshme.