TIRANË- Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) 'ndez motorët'. 8 prokurorët janë betuar mëngjesin e kësaj të enjte në Presidencë tek kreu i shtetit, Ilir Meta. Â
Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani kanë marrë zyrtarisht detyrën, si anëtarë të një prej institucioneve më të reja dhe të rëndësishme të drejtësisë. Ndërkohë, po ditën e sotme, për 3 anëtarët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili,  KLP do të vendosë se kush do të jetë kreu i këtij institucioni. Ato ditën e djeshme prezantuan platformat e tyre pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mënyrën se si ata mendojnë të drejtojnë SPAK dhe brenda të mërkurës do të bëhet renditja mes tre kandidatëve.Â
Me ngritjen e SPAK janë shkrirë automatikisht Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda pas 15 vitesh nga krijimi i tyre dhe në fokus të tij do të jenë hetimet pasurore të cilat do të çrrënjosin grupet kriminale duke ju bllokuar asetet.
"Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: znj. Elida Kaçkini, znj. Enkeleda Millonaj, z. Edvin Kondili, z. Behar Dibra, z. Arben Kraja, z. Klodian Braho, z. Ened Nakuçi dhe z. Altin Dumani. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta: ?Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t?i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!? Presidenti i Republikës u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar" , njofton Meta.Â
Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.